Rijadus-Salihin · Hadithi 365

Vizita e njerëzve të mirë, qëndrimi me ta, shoqërimi dhe dashuria e tyre, thirrja e tyre për vizitë, për t’u lutur për ty dhe vizita e vendeve të rëndësishme (islame)
365 Transmeton Muslimi

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Një njeri e vizitoi një vëlla të vetin në një fshat tjetër. All-llahu i Madhëruar ia cakton një engjëll për ta vëzhguar gjatë rrugës së tij dhe kur erdhi tek ai (engjëlli) i tha: “Ku po shkon?” Tha: “Te një vëlla imi në këtë fshat.” Tha: “A mos ke ti tek ai ndonjë interes material?” Tha: “Jo, por unë atë e dua për All-llahun!” (Engjëlli) Tha: “Unë jam i dërguar nga All-llahu te ti për të njoftuar se All-llahu të do ty ashtu siç e do ti atë njeri.”