Rijadus-Salihin · Hadithi 360

Nderimi i dijetarëve (islamë), të vjetërve dhe të dalluarve, dhënia e përparësive atyre para të tjerëve, lartësimi i tubimeve të tyre dhe shfaqja e gradës së tyre
360 Transmeton Ebu Davudi, por thotë se Mejmuni nuk e ka mbërritur Aishen

Transmetohet nga Mejmun ibn Ebi Shebibi, All-llahu e mëshiroftë, se Aishja r.a. një lypësi që kaloi i dha një copë bukë, kurse kur kaloi një tjetër, që ishte më i veshur dhe më i pashëm, i ofroi të ulet, e pastaj i dha të hajë. Kur e pyetën për këtë, ajo tha: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Gradoni njerëzit sipas gradave të tyre.”

Muslimi në fillim të Sahihut të tij e ka theksuar pa sened, ku thotë: “Transmetohet nga Aishja r.a.: “Na ka urdhëruar i Dërgu-ari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. që t’i gradojmë njerëzit sipas gradave të tyre.” Kurse el-Hakim Ebu Abdull-llah në librin e tij “Ma’rifetu ulumi-l-hadith” (Njohja e shkencave të hadithit) e thekson këtë hadith dhe thotë se është hadith sahih.