Transmetohet nga Mes’ud Ukbe ibn Amr el-Bedrij el-Ensarij r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. na i prekte supet e krahëve tona (me duart e tij) gjatë namazit dhe na thonte: “Barazohuni - drejtohuni, mos jini të pabarazuar (në saf), pastaj dhe zemrat tuaja do të janë të padrejtuara. Le të më pasojnë (afrohen) mua të mençurit dhe më të aftët, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.”
Rijadus-Salihin · Nderimi i dijetarëve (islamë), të vjetërve dhe të dalluarve, dhënia e përparësive atyre para të tjerëve, lartësimi i tubimeve të tyre dhe shfaqja e gradës së tyre
Argumentet nga Kurani
All-llahu i Madhëruar thotë:
.”.. Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Mësim marrin vetëm të mençurit.”
(ez-Zumer, 9)
Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kam parë ëndërr se po e përdorja misvakun, kur më erdhën dy njerëz, njëri ishte më i vjetër se tjetri. Unë ia dhashë misvakun atij më të riut, kurse m’u tha: “Të vjetrit së pari”, atëherë ia dhashë atij më të vjetrit.”
Transmetohet nga Amr ibn Shuajbi, nga babai i tij, kurse ai nga babai i vet r.a., se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që nuk është i mëshirshëm ndaj të vegjëlve tanë dhe kush nuk ia di respektin e duhur të vjetërve tanë.”
Transmetohet nga Mejmun ibn Ebi Shebibi, All-llahu e mëshiroftë, se Aishja r.a. një lypësi që kaloi i dha një copë bukë, kurse kur kaloi një tjetër, që ishte më i veshur dhe më i pashëm, i ofroi të ulet, e pastaj i dha të hajë. Kur e pyetën për këtë, ajo tha: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Gradoni njerëzit sipas gradave të tyre.”