Rijadus-Salihin · Hadithi 357

Nderimi i dijetarëve (islamë), të vjetërve dhe të dalluarve, dhënia e përparësive atyre para të tjerëve, lartësimi i tubimeve të tyre dhe shfaqja e gradës së tyre
357 Transmeton Muslimi me sened, kurse Buhariu pa sened

Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kam parë ëndërr se po e përdorja misvakun, kur më erdhën dy njerëz, njëri ishte më i vjetër se tjetri. Unë ia dhashë misvakun atij më të riut, kurse m’u tha: “Të vjetrit së pari”, atëherë ia dhashë atij më të vjetrit.”