Aishja r.a. përsëri thotë: “Kurejshitët ishin tepër të shqetësuar për shkak të rastit të gruas nga fisi El-Mahzumi, e cila kishte vjedhur, e pastaj kishin thënë: “Kush do t’i flasë për këtë Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.?” Pastaj thanë: “Kush do të ketë guxim ta bëjë këtë përveç Usame ibnu Zejdit, i cili ishte i dashuri i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Usameje shkoi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tregoi se ka ardhur të ndërmjetësojë për rastin e asaj gruaje. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Ti po ndërmjetëson që të mos zbatohet një dënim prej dënimeve të All-llahut?” Pastaj Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u ngrit në këmbë dhe filloi të flasë, ku përveç të tjerash tha: “Ata të cilët ishin para jush pësuan për arsye se, kur në mesin e tyre vidhte ndonjë fisnik (i pasur), e linin, nuk e dënonin, ndërsa kur vidhte ndonjë i dobët (i varfër) e zbatonin mbi të dënimin! Betohem me All-llahun që sikur të vidhte Fatimeja, e bija e Muhammedit, unë sigurisht do t’ia preja dorën.”
Rijadus-Salihin · Hadithi 656
Hidhërimi ndaj mospërfilljes së ligjeve të sheriatit dhe përkrahja e fesë së all-llahut
656
Muttefekun alejhi