Rijadus-Salihin · Hadithi 655

Hidhërimi ndaj mospërfilljes së ligjeve të sheriatit dhe përkrahja e fesë së all-llahut
655 Muttefekun alejhi

Aishja r.a. thotë: “Erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. prej një udhëtimi, dhe unë e kisha mbuluar një dollap me një perde, në të cilin kishte figura. Kur e pa Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e bëri atë copë-copë dhe iu skuq fytyra (nga hidhërimi) dhe tha: “Oj Aishe, dënimi më i ashpër i All-llahut Ditën e Gjykimit do të jetë për ata të cilët i imitojnë krijesat e All-llahut.”