654
Muttefekun alejhi
Ebu Mes’ud Ukbe bin Amr El-Bedri r.a. thotë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe tha: “Unë e vonoj faljen e namazit të sabahut për shkak të njërit që e zgjat tepër namazin!” Ebu Mes’udi pastaj tregon: “Unë asnjëherë më parë nuk e kisha parë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. gjatë dhënies së këshillave më të hidhëruar se atë ditë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pastaj iu kthye të pranishmëve dhe u tha: “O ju njerëz, vërtet disa prej jush i largojnë të tjerët. Prandaj, ai i cili prej jush iu prin të tjerëve le ta shkurtojë namazin, sepse pas tij është plaku, fëmija si dhe ai që ka nevojë për diçka tjetër.”