Rijadus-Salihin · Hadithi 812

Për ndalimin e veshjes së meshkujve me rroba të mëndafshta dhe uljen në vendin e shtruar me mëndafsh, si dhe lejimin e rrobave të mëndafshta për femra
812 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih

Ebu Musa El-Eshariu r.a. thotë se: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Veshja e mëndafshit dhe e arit është e ndaluar për meshkujt e umetit tim, ndërsa u lejohet femrave.”