926
Transmeton Muslimi
Ummi Selma r.anha thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Robit, të cilit i ndodh ndonjë fatkeqësi dhe thotë: “Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun (Vërtet ne jemi të All-llahut dhe tek Ai do të kthehemi). O Zoti im, më jep shpërblim në këtë fatkeqësi dhe zëvendësoma me një të mire.” All-llahu do ta shpërblejë për fatkeqësinë që i ka ndodhur me një shpërblim të mire.” Ummi Selma thotë: “Pasi ka shkuar në ahiret Ebu Selma, unë jam lutur ashtu siç më ka mësuar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe për këtë All-llahu ma ka dhënë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”