Rijadus-Salihin · Hadithi 925

Biseda tek i vdekuri dhe shprehja e ngushëllimit
925

Ummi Seleme r.anha tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur të jeni të pranishëm tek i sëmuri apo tek i vdekuri, atëherë flisni mirë, sepse melekët bëjnë amin për tërë atë që ju flitni.” Ummi Seleme r.anha tregon se kur ka vdekur Ebu Seleme, shkova te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, Ebu Seleme vdiq!” Ai më tha: “Thuaj: “O Zoti im, më fal mua dhe Ebu Selemen dhe më jep mua pasardhës të mirë!” Pastaj thashë se All-llahu më dha pas tij atë që ishte më i mirë se ai, Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Muslimi e transmeton kështu: “Kur të jeni të pranishëm tek i sëmuri apo tek i vdekuri”, këtu transmetuesi dyshon. Ndërsa, Ebu Davudi dhe të tjerët e transmetojnë vetëm të vdekurin pa dyshim.