1
Këtë hadith e transmetojnë dy kolosët e muhadithëve, Ebu Abdilah Muhmmed ibën Ismail ibën Ibrahim ibën Mugire ibën Berdizbeh el-Buharij dhe Ebul Husejn Muslim ibën Haxhaxh ibën Muslim Kushejrij en-Nejsaburij, në dy sahihat e tyre, që janë librat më të saktë në këtë fushë.
Udhëheqësi i besimtarëve, Ebu Hafs, Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë:"në të vërtetë, veprat vlerësohen në bazë të qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që ka pasur për qëllim. Kush ka bërë hixhret për tek Allahu dhe Pejgamberi i Tij, hixhreti i tij do të jetë për tek Allahu dhe Pejgamberi. Ai që hixhretin e bën për të arrit diçka prej dynjasë, ose për t’u martuar me ndonjë grua, hixhreti i tij do të jetë për atë qëllim për të cilën e ka bërë."