12
Tirmidhiu dhe të tjerë.
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:"Nga bukuritë e Islamit është braktisja e gjërave që s'kanë të bëjnë me ty."Hadith hasen, me këto fjalë e transmeton Tirmidhiu dhe të tjerë. "që s'kanë të bëjnë me ty", d.m.th., që nuk lidhen me ty, që do të thotë se myslimani i mirë nuk kapet pas gjërave që nuk i përkasin. Kjo është e njëjtë me fjalën tjetër të Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të: "kush beson Allahun dhe ditën e Ahiretit, le të flasë të mira ose le të heshtë." Pra ky hadith në disa aspekte është i ngjashëm me hadithin e parë.