40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 17

17 Muslimi

Ebu J'ala Shedad ibën Eus, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Allahu e obligoi mirësinë në çdo gjë. Kur të vritni, vritni në mënyrë të mirë, kur të therni, therni në mënyrë të mirë. Mprihe thikën dhe qetësoje therorin."