40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 25

25 Muslimi

Nga Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, po ashtu transmetohet se disa njerëz prej shokëve të Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta, i thanë atij:o i Dërguar i Allahut, të pasurit na e kaluan me shpërblime, falen ashtu siç falemi, agjërojnë ashtu siç agjërojmë dhe japin lëmoshë nga pasuria që ju tepron. Ai u tha: a nuk ju ka dhënë Allahu edhe juve një gjë që do ta jepni lëmoshë? Çdo tesbih[3]është lëmoshë, çdo tekbir[4]është lëmoshë, çdo tahmid[5]është lëmoshë dhe çdo tehlil[6]është lëmoshë. Urdhërimi në të mira është lëmoshë, ndalimi nga të këqijat është lëmoshë po edhe marrëdhëniet intime (në mënyrë të ligjshme) ka lëmoshë. Ata thanë: o i Dërguar i Allahut, kur ndonjëri prej nesh të kënaq epshin e tij, edhe në këtë rast ka shpërblim? Ai tha: çka mendoni sikur të kënaqte epshin e tij në haram, a do të kishte mëkat? Ashtu nëse e bën në hallall, fiton shpërblim për një gjë të tillë."