40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 40

40 Buhariu

Transmetohet nga Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, të ketë thënë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, vendoi dorën mbi supin dhe më tha: “jeto në këtë botë sikur të ishe i huaj ose kalimtar rruge.” Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, gjithnjë thoshte: kur të ngrysesh mos e prit agimin e kur të gdhihesh mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzo shëndetin para sëmundjes dhe jetën para vdekjes.