Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 102

Teuhidi i emrave dhe cilësive të Allahut
102 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu bëhet xheloz (siç përkon me madhështinë e Tij), e edhe besimtari bëhet xheloz. Xhelozia e Allahut është kur besimtari i shkel gjërat që Allahu ia ka ndaluar.”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu xhelozon, hidhërohet dhe urren ashtu siç bëhet xheloz besimtari, siç hidhërohet dhe siç urren. Shkaku i xhelozisë së Allahut është kur besimtari kryen veprime të pamoralshme, që Allahu ia ka ndaluar, si: kurvëria, homoseksualiteti, vjedhja, pirja e alkoolit dhe gjëra të tjera të pamoralshme.

  • Tërheqja e vërejtjes nga zemërimi dhe ndëshkimi i Allahut, nëse nëpërkëmben ndalesat e Tij.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?