Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 164

Çështjet që kanë të bëjnë me kadanë dhe kaderin
164 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atë të cilit Allahu i do mirësi, e sprovon."

Transmeton Buhariu

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon, se nëse Allahu ia do të mirën ndokujt prej robërve të Tij besimtarë, do t'a sprovojë në veten e tij, në pasuri dhe në familje, për shkak se besimtari gjatë sprovës kthehet tek Allahu i Lartësuar me lutje, i shlyhen gjynahet e veprave të këqija dhe i ngrihen shkallët (në Xhenet).

  • Besimtari u ekspozohet llojeve të ndryshme të sprovave.
  • Sprova mund të jetë shenjë treguese se Allahu e do robin e Tij, derisa Ai ta ngrejë gradën e tij, ta lartësojë pozitën e tij dhe t'ia shlyejë gjynahet.
  • Inkurajimi për të bërë durim gjatë fatkeqësive dhe të mos tregohemi të padurueshëm.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?