Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 188

Çështje të xhahilietit
188 Sahih

Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk është yni ai që godet fytyrën, i shqyen rrobat dhe vajton siç vajtohej gjatë injorancës.”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi dhe paralajmëroi për disa veprime të njerëzve të injorancës (xhahilijetit) duke thënë: ''Nuk është yni: E para: Ai që godet faqet. Faqja është përmendur posaçërisht në hadith, sepse zakonisht goditet në raste të tilla, megjithatë, goditja e pjesëve të tjera të fytyrës gjithashtu hyn në ndalimin (e përmendur). E dyta: Shqyerja e rrobës, ku bëhet hapja e saj dhe futet koka në të, për shkak të hidhërimit të madh. E treta: Vajtimi siç vajtohej gjatë injorancës, si të kërkuarit e mjerimit, vajtimit, britmat dhe ankesa të tjera të ngjashme.

  • Ky kërcënim në hadith tregon se këto vepra janë prej mëkateve të mëdha.
  • Është obligim të bëhet durim gjatë fatkeqësisë dhe ndalohet pakënaqësia ndaj caktimeve të dhimbshme të Allahut, si dhe shfaqja e kësaj pakënaqësie me vajtim, ankesa, bërtima, rruarje flokësh, shqyerje rrobash ose veprime të tjera të ngjashme.
  • Ndalohet imitimit i njerëzve të injorancës në veprat e tyre, që nuk janë miratuar nga ligji islam.
  • Nuk ka problem të ndjesh pikëllim dhe të qash, pasi kjo nuk bie në kundërshtim me durimin ndaj caktimit të Allahut të Lartësuar. Përkundrazi, kjo është mëshirë që Allahu e ka vendosur në zemrat e të afërmve dhe të dashurve.
  • Muslimani duhet të jetë i kënaqur me caktimin e Allahut, e nëse nuk arrin të jetë i kënaqur, atëherë durimi është i detyrueshëm për të.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?