Nga Berau (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Profeti (paqja qoftë mbi të!) në lidhje me ensarët ka thënë: “Ata i do vetëm besimtari dhe i urren vetëm hipokriti. Atë që i do ata, e do Allahu dhe atë që i urren ata, e urren Allahu.”
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka treguar se dashuria për ensarët e popullit të Medines është tregues i përsosurisë së besimit. Kjo, për arsye se ata ishin të parët që e mbështetën Islamin dhe Profetin (paqja qoftë mbi të!), i ofruan strehë muslimanëve dhe dhanë pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut. Ndërsa urrejtja ndaj tyre është tregues i hipokrizisë. Mandej Profeti (paqja qoftë mbi të!) shpjegoi se Allahu e do atë që i do ensarët dhe e urren ata që i urren ensarët.
- Në këtë hadith gjendet një vlerë madhore e ensarëve; dashuria për ta është shenjë e besimit dhe garanci ndaj hipokrizisë.
- Dashuria për miqtë e Allahut dhe përkrahja e tyre është shkak për dashurinë e Allahut ndaj njeriut.
- Meritat e atyre që hynë të parët në Islam.
Burimi: HadeethEnc.com