Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 2

Zbritja dhe tubimi i Kuranit
2 Sahih

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Profeti ﷺ nuk e dinte ku mbaronte surja derisa i zbriste: "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!"

Transmeton Ebu Davudi

Shpjegimi dhe mësimet

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) sqaron se suret e Kuranit të Madhërishëm i shpalleshin Profetit ﷺ dhe ai nuk e dinte ndarjen dhe fundin e saj, derisa i zbriste: "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!". Kësisoj e dinte se surja e mëparshme kishte përfunduar dhe se ishte fillimi i një sureje të re.

  • Besmeleja (Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!) i ndan suret, përveç suren el Enfal me suren et Teube (që nuk ka besmele ndërmjet tyre).

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?