Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 455

Dhikri i përgjithshëm
455 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në Peshore dhe të dashura për të Gjithëmëshirshmin: "Subhanallahil Adhim, subhanallahi ve bihamdihi (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar, i Lartësuar është Allahu dhe Atij i takon lavdërimi)!”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi për dy fjalë që njeriu i shqipton pa vështirësi, në çdo rrethanë dhe se për to ka shpërblim të madh në peshore dhe se Zoti ynë, i Gjithëmëshirshmi e i Lartmadhërishmi, i do ato: Subhanallahil Adhim, subhanallahi ve bihamdihi (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar, i Lartësuar është Allahu dhe Atij i takon lavdërimi)!” Kjo, se ato ngërthejnë në vete përshkrimin e Allahut dhe madhështi e përsosuri, si dhe dëlirësimin e Tij nga mangësitë.

  • Dhikri më madhështor është ai tek i cili bashkohet dëlirësimi i Allahut dhe lavdërimi i Tij.
  • Sqarimi se mëshira e Allahut është e gjerë me robërit e Tij, dhe se Ai për një vepër të vogël shpërblen shumë.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?