Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 459

Rregullat e hyrjes në xhami dhe daljes prej saj
459 Sahih

Ebu Humejdi ose Ebu Usejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le të thotë: "Allahummeftah li ebvabe rahmetik (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate)!" E, kur të dalë, le të thotë: "Allahumme inni eseluke min fadlike (O Allah, unë kërkoj nga Ti begatitë e Tua).”

Transmeton Muslimi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith e udhëzoi umetin e tij ta thonë lutjen me rastin e hyrjes në xhami (O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate), kështu që e lut Allahun e Lartësuar që t'ia përgatitë shkaqet për ta arritur mëshirën e Tij. E, nëse dëshiron të dalë prej saj, le të thotë: "O Allah, kërkoj nga Ti begatitë e Tua." Kështu, ai i kërkon Allahut mirësitë e Tij dhe t'ia shtojë begatitë e Tij, nga furnizimi hallall.

  • Kjo lutje rekomandohet të thuhet gjatë hyrjes dhe daljes nga xhamia.
  • Specifikimi i përmendjes së mëshirës gjatë hyrjes dhe e begatisë gjatë daljes është për faktin se, ai që hyn në xhami është i zënë me atë që do ta afrojë me Allahun dhe te Xheneti i Tij, prandaj është me vend të përmendet në lutje mëshira, e, kur të dalë, përpiqet në tokë duke kërkuar begatitë e furnizimin e Allahut, prandaj është me vend që të përmendet begatia.
  • Këto lutje thuhen kur dëshirojmë të hyjmë në xhami dhe kur dëshirojmë të dalim prej saj.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?