Musab ibn Sadi tregon: “Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e konsideronte veten më të privilegjuar kundrejt atyre që ishin më të dobët se ai. Por, Profeti ﷺ tha: “Ju nuk ndihmoheni dhe furnizoheni vetëm si shkak i të dobëtëve nga mesi juaj?”
Transmeton Buhariu
Shpjegimi dhe mësimet
Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) mendoi se kishte përparësi ndaj atyre që ishin më të dobët se ai, për shkak të trimërisë dhe cilësive të ngjashme. Atëherë, Profeti ﷺ tha: "A mos vallë ju jepet fitorja dhe furnizimi veçse për shkak të të dobëtve tuaj, përmes lutjeve, namazit dhe sinqeritetit të tyre? Ata shpesh janë më të sinqertë në lutjet e tyre dhe më të përulur në adhurim, sepse zemrat e tyre janë të lira nga lidhja me stolitë e jetës së kësaj bote."
- Nxitje për përulësi dhe ndalim nga mendjemadhësia ndaj të tjerëve.
- Ibn Haxheri ka thënë: “Nëse të fortët kanë përparësi për shkak të trimërisë së tyre, të dobëtit kanë përparësi për shkak të lutjes dhe sinqeritetit të tyre.”
- Nxitje për t’u sjellë me mirësi ndaj të varfërve dhe për t’ua dhënë të drejtat e tyre, pasi kjo është një prej shkaqeve të mëshirës së Allahut dhe të ndihmës së Tij ndaj jush.
Burimi: HadeethEnc.com