Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 543

Politika sheriatike
543 Sahih

Makil ibn Jesar Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Çdo njeriu, të cilin Allahu e ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish, që vdes duke e mashtruar tufën e vet, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin."

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se secilin që Allahu i Lartësuar e ka bërë udhëheqës dhe përgjegjës mbi njerëzit, qoftë ajo udhëheqësi e përgjithshme, si të qenët prijës, qoftë udhëheqësi e veçantë, si burri në shtëpinë e tij dhe një grua në shtëpinë e saj, kështu që tregohet i mangët në të drejtat e tufës së tij: i mashtron dhe nuk tregohet i çiltër me ta, e kështu ua humb të drejtat e fesë dhe të kësaj bote, i tilli e meriton këtë dënim të rëndë.

  • Ky kërcënim nuk është i veçantë për imamin e madh [prijësin kryesor] dhe zëvendësit e tij, por është i përgjithshëm për të gjithë ata që Allahu i ka bërë përgjegjës për një tufë njerëzish.
  • Është obligim për secilin që është caktuar të bëjë diçka në punët e muslimanëve, të jetë i çiltër dhe t'i këshillojë, të përpiqet për të përmbushur amanetin dhe të ruhet nga tradhtia.
  • Përgjegjësia e madhe e çdo përgjegjësi të ndonjë tufe njerëzish, qoftë publike, qoftë private, qoftë e madhe, qoftë e vogël.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?