Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton e thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë në shtëpinë time: "O Allah! Ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i mundon ata, mundoje edhe Ti atë! E, ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i trajton me butësi, trajtoje edhe Ti me butësi!"
Transmeton Muslimi
Shpjegimi dhe mësimet
I Dërguari i Allahut ﷺ bëri lutje kundër gjithë atyre që marrin ndonjë post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve, qofshin ato të vogla, qofshin të mëdha, qoftë kjo udhëheqësi e përgjithshme, qoftë udhëheqësi e pjesshme, e veçantë, ku i mundon dhe nuk tregohet i butë. Të tillin Allahu i Lartësuar do ta "shpërblejë" në varësi të veprës së tij, pra, do ta mundojë e do t'ia vështirësojë. Me atë që tregohet i butë dhe ua lehtëson punët muslimanëve, Allahu do të sillet butësisht dhe do t'ia lehtësojë punët.
- Është obligim për atë që merr ndonjë post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve që t'i trajtojë me butësi, aq sa mundet.
- Shpërblimi/ndëshkimi është sipas llojit të veprës.
- Peshorja e asaj që konsiderohet butësi ose mundim - ashpërsi është ajo që nuk bie në kundërshtim me Kuranin dhe Sunetin.
Burimi: HadeethEnc.com