592
Sahih
Amër ibën Amiri tregon se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Profeti ﷺ merrte abdes për çdo namaz. E pyeta: "Po ju, si vepronit?" Tha: "Mjaftoheshim me një abdes, përderisa nuk e prishnim atë."
Transmeton Buhariu
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ merrte abdes për çdo namaz farz, edhe nëse abdesi nuk i prishej. Kjo, për të marrë shpërblim dhe mirësi. Namazliut i lejohet të falë më shumë se një namaz farz me një abdes, përderisa vazhdon të ketë abdes.
- Veprimi më i zakonshëm i Profetit ﷺ ishte marrja e abdesit për çdo namaz, sepse kështu e kërkonte gjënë më të përsosur.
- Pëlqehet marrja e abdesit për çdo namaz.
- Lejohet falja e më shumë se një namazi me një abdes.
Burimi: HadeethEnc.com