Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 661

Namazi i ashab el-adhar (i të arsyetuarve)
661 Sahih

Imran ibën Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Vuaja nga hemorroidet, andaj e pyeta Profetin ﷺ rreth namazit, e në atë rast më tha: "Falu në këmbë. Nëse nuk mundesh, falu ulur. Nëse nuk mundesh, falu shtrirë."

Transmeton Buhariu

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, në parim, namazi falet në këmbë, mirëpo, nëse personi nuk mund të qëndrojë në këmbë, falet ulur. E, nëse nuk mund të falet ulur, atëherë i lejohet të falet i shtrirë anash.

  • Obligueshmëria e namazit nuk bie për sa kohë që njeriu ka mendje (të shëndoshë), kështu që namazliu kalon nga një gjendje në tjetrën.
  • Ky hadith tregon se Islami është tolerant dhe i lehtë, sepse njeriu e kryen adhurimin në formën që ka mundësi.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?