669
Sahih
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ asnjëherë nuk i linte katër rekate para drekës dhe dy para sabahut.
Transmeton Buhariu
Shpjegimi dhe mësimet
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se Profeti ﷺ zakonisht i falte namazet nafile (vullnetare) në shtëpinë e saj pa i lënë kurrë ato: katër rekate me dy selame para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të sabahut.
- Është e preferuar që rregullisht të falen katër rekate para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të sabahut.
- Është më e preferuar që sunetet e rregullta ditore të falen në shtëpi, dhe për këtë arsye Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar për to.
Burimi: HadeethEnc.com