Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 673

Vdekja dhe normat që kanë të bëjnë me të
673 Sahih

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Mos i shani të vdekurit, sepse ata kanë arritur te veprat që kanë punuar!"

Transmeton Buhariu

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se është e ndaluar sharja e të vdekurve dhe cenimi i nderit të tyre dhe se kjo është një nga veset. Ata tashmë kanë arritur te veprat që kanë punuar, qofshin të mira, qofshin të këqija, si dhe kjo sharje nuk u arrin atyre, por përkundrazi i lëndon të gjallët (nga familjarët e miqtë e tyre).

  • Hadithi është argument për ndalimin e sharjes së të vdekurve.
  • Mossharja e të vdekurve është tregues i pasjes në konsideratë nga të gjallët dhe për të ruajtur sigurinë e shoqërisë nga mllefi dhe urrejtja.
  • Urtësia e ndalimit të sharjes së tyre është se ata arritën tek ajo që e bënë, ndërsa sharja e tyre nuk bën dobi. Gjithashtu, nga urtësia e mossharjes është se kjo është shkak që të afërmit e tyre të gjallë të lëndohen.
  • Njeriu nuk duhet të thotë diçka prej së cilës nuk ka dobi.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?