Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 678

Lëmosha vullnetare
678 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Sadakaja (lëmosha) nuk e pakëson pasurinë. Robit i cili fal, Allahu i shton krenari dhe Ai do të lartësojë këdo që bëhet modest për hir të Allahut."

Transmeton Muslimi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se sadakaja nuk e pakëson pasurinë, por, përkundrazi, i largon të këqijat dhe Allahu ia zëvendëson personit të tillë me mirësi madhështore, prandaj i shtohet dhe nuk i pakësohet. Falja, duke pasur mundësi për t'u hakmarrë ose për ta ndëshkuar personin që të ka bërë dëm, vetëm e shton fuqinë dhe krenarinë tënde. Kushdo që tregohet modest dhe i thjeshtë për hir të Allahut, e jo nga frika a lajkatimi për ndokënd ose për të përfituar prej ndokujt, shpërblimi i tij do të jetë lartësim dhe nderim te të tjerët.

  • Mirësia dhe suksesi qëndron në respektimin e fesë dhe të bërët mirë, edhe nëse disa njerëz mendojnë se është ndryshe.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?