Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 681

Vlera e agjërimit
681 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që agjëron Ramazanin duke besuar dhe llogaritur shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se atij që e agjëron muajin Ramazan duke besuar në Allahun dhe duke qenë i bindur se agjërimi është obligim, si dhe është i bindur në shpërblimin e madh që Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për agjëruesit, duke synuar kështu fytyrën e Tij, e jo ​​syefaqësi e reputacion, do t'i falen gjynahet e së kaluarës.

  • Vlera dhe rëndësia e sinqeritetit gjatë agjërimit të Ramazanit dhe veprave të tjera të mira.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?