698
Sahih
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur hynte dhjetëshja (e fundit e Ramazanit), i Dërguari i Allahut ﷺ e gjallëronte natën (me adhurim), e zgjonte familjen e tij, e shtonte angazhimin dhe i shtrëngonte rrobat (veçohej me adhurime dhe nuk u afrohej grave).”
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Me fillimin e dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, Profeti ﷺ e gjallëronte tërë natën me adhurime të ndryshme. Ai e zgjonte familjen për t’u falur, përpiqej më shumë në adhurim sesa zakonisht dhe i përkushtohej plotësisht adhurimit, duke u larguar nga marrëdhëniet intime me gratë e tij.
- Inkurajimi për të shfrytëzuar kohët me vlerë për kryerjen e veprave të mira.
- Neveviu ka thënë: "Siç kuptohet qartë nga ky hadith, është e pëlqyeshme të shtohen adhurimet në dhjetëshen e fundit të Ramazanit dhe është e pëlqyeshme të gjallërohen këto net me adhurim.
- Njeriu duhet të kujdeset për familjen e tij, duke i urdhëruar ata të bëjnë adhurim dhe të jetë i durueshëm me ta.
- Kryerja e veprave të mira kërkon vendosmëri, durim dhe këmbëngulje.
- Neveviu ka thënë: "Dijetarët kanë pasur mendime të ndryshme rreth kuptimit të shprehjes “i shtrëngonte rripat". Është thënë: nënkupton se Profeti ﷺ e shtonte përpjekjen në adhurim më shumë se zakonisht në kohë të tjera, pra, tregohej i kujdesshëm dhe i përkushtuar në adhurim. Shprehja “e shtrëngova rrobën time të poshtme për këtë çështje” do të thotë: "jam tërësisht i përkushtuar dhe ia kushtoj gjithë kohën time." Gjithashtu është thënë: "është metaforë për largimin nga gratë, për t’u përqendruar në adhurim."
Burimi: HadeethEnc.com