7
Hasen
Ebu Abdurrahman Sulemiu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: Na kanë treguar ata që na mësonin Kuranin nga sahabët e Profetit ﷺ, se ata i mësonin dhjetë ajete nga Profeti ﷺ dhe nuk i mësonin dhjetë ajete të tjera pa e mësuar dijen dhe veprimin që përmbanin ato. Kështu thoshin: "E mësuam dijen dhe veprimin (së bashku)."
Transmeton Ahmedi
Shpjegimi dhe mësimet
Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i mësonin nga i Dërguari i Allahut ﷺ dhjetë ajete të Kuranit dhe nuk kalonin në asnjë ajet tjetër pa mësuar dijen që përmbanin këto dhjetë ajete dhe duke e vënë në praktikë, kësisoj e mësuan dijen dhe veprimin së bashku.
- Vlera e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe kujdesi që tregonin për mësimin e Kuranit.
- Mësimi i Kurani bëhet me dije dhe duke e vënë në praktikë, e jo thjesht të lexohet e të mësohet përmendsh.
- Dija është para fjalës dhe veprës.
Burimi: HadeethEnc.com