715
Sahih
Ukbe ibën Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ndër kushtet që më së shumti meritojnë t'i përmbushni janë ato përmes të cilave ju lejohet afrimi me gratë tuaja."
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushtet më të rëndësishme që meritojnë të përmbushen janë ato përmes të cilave lejohet të kënaqurit me gruan dhe këto janë kushtet e lejuara që i kërkon gruaja në kontratën e martesës.
- Është obligim të plotësohen kushtet që njëri bashkëshort i ka kushtëzuar tjetrit, përveç kushtit që ndalon të lejuarën ose e bën të lejuar atë që është e ndaluar.
- Përmbushja e kushteve të martesës është më e rëndësishme se të tjerat, sepse është në këmbim të lejimit të afrimit me gratë.
- Pozita madhështore e martesës në Islam, sepse e theksoi përmbushjen e kushteve të saj.
Burimi: HadeethEnc.com