Enciklopedia e Haditheve · Besimi në melekët

45 Sahih

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut, ﷺ që flet të vërtetën, vërtetësia e të cilit është dëshmuar, na thoshte: "Çdo njeri ngjizet në mitrën e nënës së vet për dyzetë ditë, pastaj, për po aq ditë, shndërrohet në droçkë gjaku, më pas shndërrohet në një copë mishi për po aq ditë. Pas kësaj, i dërgohet një engjëll, që ia fryn shpirtin dhe që është i urdhëruar me katër gjëra: të shkruajë rriskun (jetesën), jetëgjatësinë, punën dhe nëse do të jetë i mjeruar apo i lumtur. Betohem në Atë, përveç të Cilit askush nuk meriton të adhurohet, se prej jush ka të atillë që bën vepra të xhenetlinjve, madje aq sa vetëm një kut e ndan prej Xhenetit, por ja që ndërhyn caktimi dhe ai punon vepra të banorëve të Zjarrit dhe hyn në të, dhe anasjelltas; ka të atillë që bën vepra të xhehenemlinjve, saqë mes tij dhe Zjarrit s’ka më shumë se një kut, por ja që që ndërhyn caktimi dhe ai punon vepra të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të."

Gabim?