Enciklopedia e Haditheve · Bidati - risitë në fe

214 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që thërret në udhëzim, do të ketë shpërblim aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre, por edhe ai që thërret në lajthitje, do të ketë mëkat po aq sa kanë edhe ata që e pasojnë, pa u zvogëluar aspak mëkati i tyre.”

Gabim?
215 Sahih

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është e saj, i refuzohet." (E shënojnë Buhariu dhe Muslimi) Në motërzimin e Muslimit qëndron: "Atij që bën ndonjë vepër që nuk është në përputhje me çështjen (fenë) tonë, i refuzohet."

Gabim?
216 Sahih

Nëna e besimtarëve, Umu Abdullah, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atij që shpik diçka në çështjen tonë, që nuk është prej saj, do t'i refuzohet." Në një transmetim të Muslimit, qëndron: "Atij që punon një vepër, jo sipas udhëzimit tonë, do t'i refuzohet."

Gabim?