Enciklopedia e Haditheve · Dëlirja e shpirtit

521 Sahih

Suhejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sa e çuditshme që është çështja e besimtarit: gjithçka që e godet atë, është në të mirën e tij dhe kjo nuk është për askënd përveç besimtarit. Kur e kaplon ndonjë begati, ai falënderon, gjë që është në të mirën e tij, e, nëse e godet ndonjë vështirësi, ai bën durim, gjë që është po në të mirën e tij.”

Gabim?
522 Sahih

Abdullah ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ më kapi për supi dhe më tha: “Jeto në dynja sikurse të jesh i huaj a kalimtar.” Ndërkaq, Ibën Umeri thoshte: “Kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin dhe kur të gdhihesh, mos e prit mbrëmjen. Shfrytëzoje shëndetin para se të sëmuresh dhe shfrytëzoje jetën para se të të vijë vdekja.”

Gabim?
523 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shikoni ata që janë poshtë jush e mos i shikoni ata që janë sipër jush, sepse kështu ka më pak gjasa që të mos i përçmoni begatitë e Allahut ndaj jush.”

Gabim?
524 Sahih

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Ndaj dy mirësive shumica e njerëzve janë të shkujdesur: Ndaj shëndetit dhe kohës së lirë.”

Gabim?
525 Sahih

Xherir ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ (a bëj mëkat) në lidhje me shikimin e paqëllimshëm (në femrën e ndaluar), e ai më urdhëroi që ta ndal shikimin e të mos e vazhdoj atë."

Gabim?