Enciklopedia e Haditheve · Dhikri i namazit

637 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Profeti ﷺ lutej dhe thoshte: “Allahume, inni eudhu bike min adhabil-kabri, ve min adhabin-nari, ve min fitnetil-mahja vel-memat, ve min fitnetil-mesihid-dexhal!" - "(O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi në varr dhe dënimi në Zjarr! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e jetës dhe e vdekjes, si dhe nga sprova e mesihut Dexhall!" Në transmetimin e Muslimit qëndron: “Pasi të përfundoni leximin e teshehudit të fundit, kërkoni mbrojtjen e Allahut nga katër gjëra: 1. Nga dënimi i Xhehenemit. 2. Nga dënimi në varr. 3. Nga sprova e jetës dhe vdekjes, dhe 4. Nga e keqja e sprovës së Dexhallit.”

Gabim?
638 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ merrte tekbirin fillestar për namaz, heshtte pak para se të fillonte leximin e Kuranit. Unë e pyeta: "O i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfshin im atë e ime më, gjatë kohës që ti hesht, mes tekbirit fillestar dhe leximit të Kuranit, çfarë thua?" Ai m'u përgjigj: “Them: "Allahume baid bejni ue bejne hatajaje kema ba'adte bejnel meshriki uel magribi. Allahume nekkini min hatajaje kema junekkath-theubul ebjedu mined-denesi. Allahume igsilni min hatajaje bith-thelxhi uelmai uel beradi (O Allah, më largo prej mëkateve të mia, siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! O Allah, më pastro nga mëkatet e mia, siç pastrohet rrobja e bardhë nga ndyrësirat! O Allah, më laj nga mëkatet e mia me borë, me ujë dhe breshër)!”

Gabim?
639 Sahih

Muadh ibën Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se (një ditë) i Dërguari i Allahut ﷺ e kapi për dore dhe i tha: "O Muadh! Për Allahun, unë të dua ty! Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!"

Gabim?
640 Sahih

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, të Dërguarin e Allahut ﷺ nuk e gjeta në shtrat, ndaj fillova ta kërkoj, sakaq dora më preku shputat e tij, të shtrira, ndërsa ai ndodhej në sexhde, duke thënë: “All-llahumme, inni eudhu bi ridake min sehatik, ve bi muafatike min ukubetik, ve eudhu bike minke, la uhsi thenaen alejke, ente kema ethnejte ala nefsik" - "O Allah, kërkoj mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, me faljen Tënde nga dënimi Yt, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti! Unë nuk di të të lavdëroj siç e meriton, Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten)!”

Gabim?
641 Sahih

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, qëkurse Profetit ﷺ i ka zbritur surja en Nasr, gjithmonë e ka thënë gjatë namazit këtë lutje: “Subhaneke Rabbena ve bihamdike. Allahumme gfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Zoti ynë, dhe Ty të takon çdo lavdërim! O Allah, më fal mua)!” Po ashtu ajo tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ shpesh thoshte në ruku dhe në sexhde: “Subhaneke Allahumme Rabbena, ve bihamdike. Allahumme gfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë! O Allah, më fal mua)!” Duke i jetësuar udhëzimet e Kuranit.”

Gabim?
642 Sahih

Ebu Zubejri tregon: Ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pas çdo namazi (farz), pasi jepte selam, thoshte: "S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, që është Një dhe i Pashoq. Atij i takon sundimi e lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë pa ndihmën e Allahut! S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe nuk adhurojmë asnjë tjetër përveç Tij! Dhuntitë dhe mirësitë janë prej Tij dhe vetëm Atij i takon lavdi më i bukur! S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut! Adhurimin e kryejmë me sinqeritet vetëm për Të, edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët!" Abdullah ibn Zubejri thoshte: "I Dërguari i Allahut ﷺ e madhëronte Allahun me këto fjalë pas çdo namazi (farz)."

Gabim?
643 Sahih

Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin, kërkonte falje nga Allahu (estagfirullah) tri herë, pastaj thoshte: "O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!" Velidi rrëfen: "Euzaiut i thashë: "Po istigfari, si bëhet?" M'u përgjigj: "Thua: "Estagfirullah, estagfirullah (kërkoj faljen e Allahut)!"

Gabim?
644 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që pas çdo namazi e lartëson Allahun (thotë subhanallah) tridhjetë e tri herë, e falënderon Allahun (thotë elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe e madhëron Allahun (thotë Allahu ekber) tridhjetë e tri herë, që të gjitha bëhen nëntëdhjetë e nëntë, dhe të njëqindtën e plotëson duke thënë: "La ilahe il-lallahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue huve ala kul-li shej'in kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdia, Ai ka fuqi për çdo gjë), do t'i falen mëkatet, edhe në qofshin sa shkuma e detit.”

Gabim?
645 Sahih

Ebu Umame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atë që e lexon Ajetin Kursij pas çdo namazi obligativ, nuk e pengon të hyjë në Xhenet asgjë përveç vdekjes.”

Gabim?
646 Sahih

Verradi, i çrobëruari i Mugire ibën Shu’bes, tregon: "Mugire ibën Shu’be i shkroi Muaviut se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin e detyrueshëm, thoshte: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu, ve huve ala kul-li shej’in Kadir. Allahumme la mania lima a’tajte, ve la mu'tije lima mena’te, ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhed."

Gabim?