Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të dëgjoni ezanin, përsëritni fjalët që i thotë myezini.”
Enciklopedia e Haditheve · Ezani dhe ikameti
616
Sahih
617
Sahih
Nga Sa'd ibën Ebi Uekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "I falen mëkatet atij njeriu i cili i thotë këto fjalë kur dëgjon muezinin: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i vetëm dhe nuk ka ortak dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Jam i kënaqur me Allahun si Zot dhe me Muhamedin si Pejgamber dhe me Islamin si fe".
618
Sahih
Abdullah ibën Mugafeli (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Mes dy ezaneve (ezanit dhe ikametit) ka namaz. Mes dy ezaneve ka namaz.” - Pastaj, herën e tretë, tha: - “Për atë që dëshiron.”