Enciklopedia e Haditheve · Vlera e namazit

608 Sahih

Nga Xherir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se ka thënë: "I dhashë besën Profetit të Allahut (paqja qoftë mbi të!) për dëshminë se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, për faljen e namazit, dhënien e zekatit, dëgjimin dhe bindjen (ndaj të parit) dhe dashamirësinë ndaj çdo muslimani"

Gabim?
609 Sahih

Ma'dan ibn Ebi Talha Ja'meriu ka thënë: "E kam takuar Theubanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte qenë dikur skllav i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe ai e pati liruar, dhe i thashë: "Më trego një punë që unë ta bëj dhe Allahu të më fusë në Xhenet nëpërmjet saj". Ose tha: "I thashë 'Më trego cila është puna më e dashur për Allahun.' Ai heshti. E pyeta për së dyti, e ai sërish heshti. Kur e pyeta për së treti, më tha: 'E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë dhe më pati thënë: “Bëj sa më shumë sexhde për Allahun, ngase për çdo sexhde që ia bën Allahut, Ai të ngre një shkallë dhe të fshin një mëkat.” Ma'dani thotë: "Më vonë e pata takuar edhe Ebu Derdain, të cilit ia bëra të njëjtën pyetje dhe ai m'u përgjigj njëjtë sikurse Theubani."

Gabim?
610 Sahih

Ebu Musa Esh'ariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që i fal dy namazet e freskëta (sabahun dhe ikindinë), do të hyjë në Xhenet.”

Gabim?
611 Sahih

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të!) duke thënë: “Çfarë mendoni sikur para portës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë ku ai lahej pesë herë në ditë, a do të mbetej papastërti në trupin e tij?! Të pranishmit thanë: 'Nuk do të mbetej asnjë papastërti në trupin e tij!' Ai tha: 'Ky është dhe shembulli i namazeve me të cilat Allahu shlyen mëkatet.'”

Gabim?
612 Sahih

Xhundub ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që e fal namazin e sabahut është në besë të Allahut, andaj të mos ju kërkojë Allahu diçka prej besës së Tij (që nuk e mbani), sepse atij që Allahu i kërkon diçka prej besës së Tij (që nuk e mbajti), do ta hedhë me fytyrë në zjarrin e Xhehenemit.”

Gabim?
613 Sahih

Ebu Zuhejr Umare ibn Ruejbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk do të hyjë në Zjarr askush që falet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.”

Gabim?
614 Sahih

Nga Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se e ka dëgjuar Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) të thotë: "Cilido musliman, që kur hyn koha e namazit obligativ, merr abdes me përpikëri dhe i kryen veprimet e namazit me kujdes dhe përulje, ky namaz do të jetë shlyerje për mëkatet e tij të kaluara, për sa kohë që ai nuk kryen ndonjë mëkat të madh. Dhe kjo mirësi është për gjatë gjithë kohës."

Gabim?
615 Sahih

Salim ibën Ebi Xhadi tregon se një njeri tha: "Sikur të isha falur dhe të isha qetësuar!" Ata sikur e qortuan për këtë gjë. E kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "O Bilal! Thirre ikametin (për namaz) dhe na qetëso me të!"

Gabim?