Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri u përmend në prani të Profetit ﷺ, për të cilin u tha se ka fjetur tërë natën deri në mëngjes, e nuk është ngritur për namaz. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”
Enciklopedia e Haditheve · Detyrueshmëria e namazit dhe dispozita lidhur me atë që nuk e fal namazin
Amër ibën Shuajbi ka përcjellë nga i ati e ai nga gjyshi i tij se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatë vjeçe e disiplinojini ata nëse nuk falen në moshën dhjetë vjeçe dhe ndajini në shtretër të veçantë.”
Nga Burajde ibën Husajbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se ka thënë: "Faleni namazin e ikindisë sa më parë, sepse Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që e lë namazin e ikindisë, i shkatërrohet puna."
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Nëse dikush harron ndonjë namaz, le ta falë kur t'i kujtohet. Nuk ka shpagim tjetër, përveçse ta falë atë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua.” (Taha, 14)