Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 604

Detyrueshmëria e namazit dhe dispozita lidhur me atë që nuk e fal namazin
604 Sahih

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri u përmend në prani të Profetit ﷺ, për të cilin u tha se ka fjetur tërë natën deri në mëngjes, e nuk është ngritur për namaz. Atëherë Profeti ﷺ tha: “Shejtani ka urinuar në dy veshët e tij, - ose ka thënë: në veshin e tij.”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Është përmendur në prani të Profetit ﷺ një njeri që kishte fjetur deri në mëngjes, derisa ka lindur dielli, kështu që nuk ishte zgjuar për ta falur namazin e obliguar (të sabahut). Kësisoj Profeti ﷺ tha: Ai është një njeri, në veshin e të cilit ka urinuar shejtani.

  • Lënia e namazit të natës është e papëlqyer, dhe shejtani është shkaktar i kësaj.
  • Ruaju nga shejtani, i cili i zë pritë njeriut në çdo rrugë, për ta penguar atë nga bindja ndaj Allahut të Lartmadhëruar.
  • Ibën Haxheri ka thënë: "Fjala e tij: "...e nuk është ngritur për namaz" nënkupton ose namazin e natës, ose namazin farz (të obliguar)."
  • Tībiu ka thënë: "Profeti ﷺ i përmendi posaçërisht veshët, edhe pse sytë do të ishin më të përshtatshëm në kontekstin e gjumit, për të treguar se gjumi ishte i rëndë. Veshët lidhen më shumë me vëmendjen. Ai e përmendi gjithashtu urinën, sepse ajo depërton lehtë dhe shpejt në zgavra dhe vena, duke i prekur kështu të gjithë gjymtyrët me plogështi."

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?