607
Sahih
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Nëse dikush harron ndonjë namaz, le ta falë kur t'i kujtohet. Nuk ka shpagim tjetër, përveçse ta falë atë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua.” (Taha, 14)
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që harron të falë ndonjë namaz farz derisa të kalojë koha e tij, duhet të shpejtojë për ta kryer sapo t'i kujtohet. Nuk ka fshirje dhe mbulim të mëkatit të lënies së tij, përveç nëse muslimani e fal atë kur e kujton. Allahu në Librin e Tij fisnik thotë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua”, (Taha, 14) që do të thotë: Fale namazin e harruar kur të kujtohet.
- Sqarimi i rëndësisë së namazit dhe të mosqenët i shkujdesur në kryerjen dhe kompensimin e tij.
- Nuk lejohet vonimi i namazit me qëllim përtej kohës së caktuar, pa arsye.
- Është obligim kompensimi i namazit për atë që e ka harruar atëherë kur t'i kujtohet dhe për atë që ka qenë fjetur, kur të zgjohet.
- Namazet duhet të kompensohen menjëherë, edhe në kohë të ndaluara.
Burimi: HadeethEnc.com