Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 613

Vlera e namazit
613 Sahih

Ebu Zuhejr Umare ibn Ruejbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk do të hyjë në Zjarr askush që falet para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij.”

Transmeton Muslimi

Shpjegimi dhe mësimet

I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith tregon se askush, që e fal namazin e sabahut dhe të ikindisë dhe i bën ato vazhdimisht, nuk do të hyjë në Zjarr. Ai i përmendi këto dy namaze, veçanërisht sepse janë namazet më të rënda, dhe sepse koha e sabahut është kur njeriu ndodhet në gjumë dhe shijon kënaqësinë e gjumit, ndërsa koha e ikindisë është kur njeriu është i angazhuar me punët e ditës dhe tregtinë e tij. Kështu që, ai që kujdeset dhe i fal vazhdimit këto dy namaze, edhe pse me vështirësi, do t'i ruajë dhe do të kujdeset edhe për namazet e tjera.

  • Vlera e namazit të sahabut dhe të ikindisë; duhet t'i falim në vazhdimësi.
  • Ai që i kryen këto dy namaze, zakonisht është i pastër nga dembelizmi, syefaqësia dhe e do adhurimin.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?