Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 615

Vlera e namazit
615 Sahih

Salim ibën Ebi Xhadi tregon se një njeri tha: "Sikur të isha falur dhe të isha qetësuar!" Ata sikur e qortuan për këtë gjë. E kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "O Bilal! Thirre ikametin (për namaz) dhe na qetëso me të!"

Transmeton Ebu Davudi

Shpjegimi dhe mësimet

Dikush nga sahabët tha: "Sikur të isha falur dhe të isha qetësuar!" Ata që ishin përreth tij sikur e qortuan për këtë gjë. Kësisoj (Salimi tha se) e kam dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: "O Bilal! Thirre ezanin për namaz, që të qetësohemi me të!" Sepse në namaz i drejtohemi Allahut të Lartësuar dhe e qetësojmë shpirtin dhe zemrën.

  • Rehatia e zemrës arrihet me namaz, sepse në të i drejtohemi Allahut të Lartësuar.
  • Refuzimi ndaj atij që adhurimi i duket i rëndë.
  • Ai që kryen obligimin e tij dhe heq përgjegjësinë e tij për të, do të arrijë rehati dhe ndjenjë sigurie.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?