Enciklopedia e Haditheve · Forma e abdesit

598 Sahih

Humrani, i çrobëruari i Othmanit, tregon se pa Othmanin teksa kërkoi një enë me ujë (për të marrë abdes). Kështu, fillimisht derdhi (ujin nga ena) në duart e tij dhe i lau duart tri herë, pastaj futi dorën e djathtë në ujë dhe shpëlau gojën e hundën dhe e nxori (ujin) jashtë, pastaj lau fytyrën dhe duart deri në bërryla nga tri herë, i dha mes'h kokës dhe, fare në fund, lau secilën këmbë nga tri herë. Pastaj tha: "E kam parë Profetin ﷺ duke marrë abdes në këtë formë e pastaj tha: “Atij që merr abdes sikurse ky abdes imi dhe i fal dy rekate, pa u shpërqendruar, do t'i falen mëkatet e së kaluarës.”

Gabim?
599 Sahih

Nga Jahja ibën Umare el-Mazini përcillet se ka thënë: “Isha i pranishëm kur Amër ibn ebil-Haseni e pyeti Abdullah ibn Zejdin rreth abdesit të Profetit (paqja qoftë mbi të!). Sakaq Abdullahu kërkoi t’i sillnin një enë me ujë dhe mori për ta abdes siç merrte Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) Ai mori ujë nga ena dhe e hodhi në dorën e tij dhe i lau duart tri herë. Mandej ai e futi dorën e tij në enë dhe shpëlau gojën e pastroi hundën me tre grushta. Më pas, ai e futi përsëri dorën në enë dhe lau fytyrën tri herë. Pastaj lau duart gjer te bërrylat dy herë. Pastaj e futi prapë dorën në enë dhe fërkoi kokën një herë, e nisi nga pjesa e parme dhe kaloi nga pjesa e pasme. Më pas, lau këmbët gjer te nyjet.”

Gabim?
600 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kur dikush zgjohet nga gjumi, le t'i shpërlajë hundët tri herë, ngase shejtani futet në zgavrat e hundës së tij.”

Gabim?
601 Sahih

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon: "Teksa po ktheheshim me të Dërguarin e Allahut ﷺ nga Meka në Medinë, kaluam pranë ujit përgjatë rrugës. Në kohën e ikindisë, një pjesë e njerëzve nxituan dhe morën abdes me nguti. Kur arritëm tek ata, pamë se thembrat i kishin pasur të terura dhe nuk ua kishte përshkuar uji. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mjerë thembrat (që do të preken) nga Zjarri! Përsoseni abdesin.”

Gabim?