600
Sahih
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Kur dikush zgjohet nga gjumi, le t'i shpërlajë hundët tri herë, ngase shejtani futet në zgavrat e hundës së tij.”
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith inkurajon atë që zgjohet nga gjumi ta shpërlajë hundën tri herë. Shpërlarja nënkupton nxjerrjen e ujit nga hunda pas futjes së tij, sepse shejtani kalon natën në zgavrat e hundës.
- Është e përligjur që çdo person që zgjohet nga gjumi të nxjerrë ujë nga hunda, për të hequr ndikimin e shejtanit nga hunda e tij. E nëse do të marrë abdest, atëherë urdhri për shpërlajen e hundës është më i theksuar.
- Istinthari (nxjerrja e ujit nga hunda) plotëson dobinë e Istinshakut (futjes së ujit në hundë), sepse Istinshaku pastron hundën nga brenda, ndërsa Istinthari e nxjerr atë papastërti së bashku me ujin.
- Fakti që është kufizuar në hadith gjumi i natës, kjo është marrë nga folja "jebitu", sepse njeriu ka më shumë mundësi të fle thellë dhe për një periudhë të gjatë gjatë natës.
- Në hadith ka argument se shejtani e shoqëron njeriun, por njeriu nuk e ndjen atë.
Burimi: HadeethEnc.com