Enciklopedia e Haditheve · Nifaku - dyfytyrësia

209 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Namazi më i rëndë për hipokritët është namazi i jacisë dhe i sabahut. Sikur ta dinin se çfarë (shpërblimi) ka në to, do të vinin, qoftë dhe zvarrë. Më ka shkuar mendja të urdhëroj (myezinin) ta thërrasë ikametin për namaz, pastaj të lë dikë që t'ua falë njerëzve namazin e unë të shkoj me disa burra, që me vete të marrin turra drush e t'ua mësyjmë atyre që nuk vijnë për namaz e t'ua fus zjarrin shtëpive të tyre."

Gabim?
210 Sahih

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Hipokriti i shëmbëllen deles së hamendur mes dy kopeve: herë shkon te këto, herë tek ato.”

Gabim?
211 Sahih

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që i ka këto katër tipare është hipokrit i kulluar. Ndërkaq, ai që ka vetëm njërin prej tyre, ka një prej tipareve të hipokrizisë, derisa ta braktisë atë. Ato janë: kur flet, gënjen; kur bën marrëveshje, tradhton; kur premton, nuk e mban premtimin, si dhe kur polemizon, bëhet i pasjellshëm."

Gabim?
212 Sahih

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush i ka këto katër cilësi është hipokrit, e nëse ka vetëm ndonjërën prej tyre, atëherë ai ka një nga cilësitë e hipokritit, derisa ta lërë atë: “Kur flet gënjen; kur premton e thyen fjalën e dhënë; kur grindet tejkalon kufijtë dhe kur bën marrëveshje tradhton."

Gabim?