Enciklopedia e Haditheve · Shirku

200 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "O Allah, mos ma bëj varrin idhull! Allahu mallkoi një popull që i shndërruan varret e profetëve të tyre në faltore."

Gabim?
201 Sahih

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se dëgjoi një njeri duke thënë: "Jo, pasha Qabenë!" Në atë rast Ibn Omeri tha: "Nuk bën të betohet në dikë a diçka tjetër përveç Allahut. Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Ai që betohet në dikë tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër ose shirk.”

Gabim?
202 Hasen

Mahmud ibën Lebidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet gjëja që kam më shumë frikë për ju është shirku i vogël.” Të pranishmit i thanë: “Çfarë është shirku i vogël, o i Dërguari i Allahut?" Profeti ﷺ tha: “Syefaqësia. Allahu i Lartmadhëruar do t'u thotë atyre në Ditën e Kiametit, kur njerëzit do të shpërblehen për veprat e tyre: "Shkoni tek ata për të cilët bënit syefaqësi në këtë botë dhe shihni se a do të gjeni ndonjë shpërblim tek ata!"

Gabim?
203 Sahih

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Tijera (besimi në ogure të zeza) është shirk. Tijera është shirk. Tijera është shirk." - Këtë e tha tri herë. - "Secili prej nesh përjeton diçka nga kjo, por Allahu i Lartmadhëruar e largon atë me mbështetjen në Të."

Gabim?
204 Ky hadith është sahih

Adij ibn Hatimi tregon: “E dëgjova njëherë Profetin ﷺ të lexonte këtë ajet: “Ata i bënë rabinët dhe murgjit e tyre si zota në vend të Allahut, si dhe Mesihun, birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Hyjni, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë!” (Et Teube, 31) Unë i thashë: “Ne nuk i adhuronim ata!” Profeti ﷺ tha: “A nuk e bënin ata haram atë që e kishte lejuar Allahu, edhe ju, pas tyre e bënit haram? A nuk jua bënin të lejuar atë që Allahu kishte bërë haram, dhe ju gjithashtu e bënit të lejuar?” Iu përgjigja: “Gjithsesi.” Ai tha: “Ky ishte adhurimi që ju ua bënit atyre.”

Gabim?
205 Ky hadith është sahih

Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Ai të cilin tijera (ndjenja e fatkeqësisë nga shenjat ogurzeza) e pengon nga kryerja e asaj që ka vendosur, ka bërë shirk. Të pranishmit i thanë: "Cili është shpagimi për këtë?" Tha: "Të thuash: "O Allah, nuk ka mirësi, pos mirësisë Sate! Çdo zog është Yti (nuk sjell as mirësi e as pengon dëm) dhe nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje."

Gabim?
206 Sahih

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Ai që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që e takon Atë duke i bërë shirk ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”

Gabim?
207 Ky hadith është sahih

Rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: "Ata thanë: ‘Mos i lini kurrsesi zotat tuaj! Mos e lini kurrsesi as Vedin, as Suvain, as Jeguthin, as Jaukën, as Nesrin!" (Nuh, 23) Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është shprehur: "Këta ishin emra të burrave të devotshëm nga populli i Nuhut, të cilët, kur vdiqën, shejtani i frymëzoi pasardhësit e tyre që nëpër ndejat e veta të vendosin disa figura e t'i emërtojnë sipas emrave të tyre. Ata vepruan kështu, por nuk i adhuronin. E, kur kjo gjeneratë u ndërrua dhe kur historia e tyre u harrua, filluan të adhuroheshin."

Gabim?
208 Sahih

Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që betohet në amanet, nuk është prej nesh.”

Gabim?