Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 206

Shirku
206 Sahih

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Ai që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që e takon Atë duke i bërë shirk ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”

Transmeton Muslimi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se kushdo që vdes pa i bërë shirk Allahut fare, fundi i tij do të jetë në Xhenet, edhe nëse dënohet për disa mëkate të tij, si dhe kushdo që vdes duke i bërë shirk Allahut, do të jetë përgjithmonë në Zjarr.

  • Vlera e teuhidit dhe se ai është shkak për të shpëtuar nga përhershmëria në Zjarr.
  • Xheneti dhe Zjarri janë afër robit dhe mes tyre e robit është vetëm vdekja.
  • Tëheqja e vërejtjes nga shirku, qoftë i vogël, qoftë i madh, sepse shpëtimi nga Zjarri arrihet duke u larguar prej tij.
  • Në konsideratë merren veprat e fundit (të robit, që të konsiderohet i mirë a i keq).

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?